Një reporter i BBC pasi mbaroi intervistën me kryeministrin Boris Johnson i bëri një pyetje të cilën ia kishte kërkuar mamaja e tij personalisht.
Përse nuk i kreh kurrë flokët? Madje as kur i drejtohesh popullit apo përfaqëson atë në arenën ndërkombëtare, nuk i kreh flokët..
Përgjigjja e kryeministrit të Britanisë ishte: I kreh. I kërkoj ndjesë. Bëj më të mirën për ta. Të garantoj që i kreh flokët. Madje kam dhe një krehër në zyrë. Megjithatë dërgoji urimet më të mira mamasë tënde për Krishtlindje dhe i kërkoj ndjesë për flokët e mi, por kështu i kam.