Dimri është armiku i atyre që vuajnë nga sëmundjet reumatike.
Në fakt, pothuajse të gjithë pacientët në muajt e ftohtë raportojnë një përkeqësim të gjendjes së tyre.
”Ekzistojnë tre faktorë të tjerë të papritur që komplikojnë jetën e pacientëve reumatikë në këtë periudhë, aktiviteti i zvogëluar fizik, mungesa e diellit dhe shqetësimet e gjumit”, shpjegon Carlo Francesco Selmi, drejtues i Reumatologjisë në spitalin ”Humanitas” në Milano.
Pothuajse të gjithë pacientët që kanë dhimbje me origjinë reumatike ankohen për një përkeqësim në muajt e dimrit dhe një përmirësim në muajt e verës.
Studimi thekson se ”sa here njerëzit kërkojnë në Google fjalët ‘artrosis’ dhe ‘artrit reumatoid’ rezultatet tregojnë një rritje të fortë të kërkimeve në muajt e dimrit, me kulmin e kërkimeve në muajin mars, dhe kërkimi i këtyre termave zvogëlohet në muajt e verës”.