Sepse oqeanet mbulojnë 71% të sipërfaqes së planetit tonë dhe përbëjnë deri 95% të hapësirave që janë të përshtatshme për jetesë.
Valët e mëdha, qetësia e akullt ose akulli i ftoftë që shohim në sipërfaqet e oqeaneve fshehin diversitetin e jashtëzakonshëm të botës nënujore – prej koraleve që ndriçohen nga drita e diellit deri te brazdat e errëta dhe të thella, prej pyjeve të algave të mëdha deri te grupet e guacave që mblidhen rreth ujërave hidrotermale, prej shkurreve të baticës deri te oqeanet e hapura…
Biodiversiteti i pasur
Jeta ka filluar ne oqeane dhe vazhdon të zhvillohet në këto habitate te shumëllojshme. Me më shumë se 100 milion specie – prej kafshës më të madhe që ndonjëherë ka jetuar ne Tokë, balenës së kaltërt deri te bakteriet më të vogla – biodiversiteti i detit ja kalon asaj tokësore. Dhe specie të reja zbulohen çdo herë.
Roli kryesor për jetën në tokë…
Oqeanet po ashtu kanë ndikim të madh në të gjithë që duan tokën. Oqeanet prodhojnë 70% të oksigjenit tonë, absorbojnë nxehtësinë dhe ri distribuojnë atë nxehtësi në planet, dhe dominojnë të gjitha sistemet klimatike botërore.
…dhe kanë formësuar historinë njerëzore
Oqeanet kane formësuar historinë, kulturën dhe jetën e njerëzve – dhe vazhdojnë ta bëjnë. Ne ushqehemi me resurset e tyre, rrezitemi në plazhet e tyre, notojmë në valët e tyre, zhytemi në bukuritë e tyre, transportojmë mallin tonë dhe materialet tona të papërpunuara dhe kemi miniera ku nxjerrim mineralet e tyre dhe naftën e tyre. Të rralle janë njerëzit që nuk kanë ndikim nga oqeanet, edhe nëse nuk e kanë pasur rastin që kurrë mos ta shohin.
Bregdeti – një ndër zonat më të pasura biologjike në Tokë
Vetëm 10% e oqeanit është në pjesën bregdetare. Me gjithë këtë, bregdeti është shtëpi për 90% të specieve detare. Shembull, prej 13.200 llojeve të peshkut që njihen, 80% e tyre janë bregdetare.
Zona bregdetare ka më së shumti substanca ushqyese nga gjithë hapësira detare. Duke ju falënderuar rrezeve të diellit qe depërtojnë ne ujërat e cekëta, bimët mund të rriten në deti, dhe fundi i detit është shtëpi për shumë organizma. Si rezultat i kësaj janë zhvilluar numër i madh ekosistemesh bregdetare shumë produktive dhe komplekse.