Paris Saint-Germain interesohet për Radja Nainggolan. E zbulojnë mediat pariziene, që shkruajnë për një tatim të përfaqësuesve të futbollistit belg me drejtuesit e kampionëve në fuqi të Francës.
Trajneri Thomas Tuchel insiston në idenë e tij për të përforcuar mesfushën.
“Kemi kërkuar një numër 6 verën e kaluar, por nuk e kemi gjetur. E dini mirë sesi është situata. Na mungon Adrien Rabiot dhe Lassana, prandaj jam pak nervoz”, – ka deklaruar trajneri gjerman.
Kapriçozi Rabiot nuk është përfshirë në skuadër e tashmë konsiderohet përforcim i Barcelonës, por edhe Diarra nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës.
Në ndeshjen e Kupës ndaj Pontivy, Tuchel eksperimentoi me Alves, një lëvizje që na kujton edhe zhvendosjen e Philip Lahm si “playmaker” nga Pep Guardiola te Bayerni i Mynihut. Afrimi i një mesfushori mbetet prioritet për PSG.
Nainggolan ka kontratë me Interin deri në vitin 2022 dhe largimi i tij i mundshëm i bën tifozët zikaltër të ëndërrojnë për Modric.