Extra Psikologji/ Si tingulli i emrit tuaj ndikon në mënyrën se si njerëzit...

Psikologji/ Si tingulli i emrit tuaj ndikon në mënyrën se si njerëzit mendojnë për ju?

Është i njohur fenomeni se si emri i një objekti ose frymori ndikon në mënyrën se si ne e perceptojmë atë. Si do të silleshit nëse njihni dikë me emrin Ana ose Kejt? Sipas disa eksperimenteve të kryera nga Universiteti i Calgaryt, rezultoi se individët me emra të butë si rasti i Anës, priten të jenë më të pranueshëm, emocionues dhe punëtorë; ndërsa ata me emra më të fortë si Kejt priten të jenë më të shkathët dhe të zhdërvjell.

Në disa eksperimente të tjera rezultoi se emra të tillë si Lona, krijojnë perceptimin se njeriu që mban këtë emër është shumë i turpshëm, i këndshëm ndërsa dikush me emrin Kipus pritet të jetë ekstrovert dhe jo shumë i shoqërueshëm. Edhe pse tingëllon e çuditshme sipas disa studimeve të kohëve të fundit ka rezultuar se ka shumë individë të cilët përpiqen që me kalimin e kohës të përshtaten dhe ngjasojnë me emrin e tyre.

Pyetja që lindi pas këtyre anketimesh është pikërisht a janë në realitet njerëzit, që kanë emra me shumë bashtingëllore, të vështirë si personalitete dhe ata me zanore e germa më të buta në emër, më të dashur dhe të ëmbël?

Pas shumë eksperimentesh të kryera rezultoi se përgjigja ishte një JO e madhe. Asnjë relacion mes emrit dhe personalitetit të njeriut nuk u gjend në asnjë rast. Por ajo që u vu re në çdo rast ishte pikërisht fakti se njerëzit mund të mendojnë se ka lidhje dhe madje ta besojnë vërtet këtë.

Kjo përsëri sugjeron që efekti vjen nga tingujt e emrave dhe nuk është i bazuar në personalitetet e njerëzve të vërtetë. Ndoshta butësia e zanoreve përputhet në mënyrë metaforike me një personalitet të pëlqyeshëm, ndërsa ndryshimet e shpejta në ndalesa pa zë përputhen me natyrën energjike të një personaliteti ekstrovert.

Rezultatet përfundimtare sugjerojnë që emrat mbajnë informacione që ndikojnë në atë që ne presim që dikush të jetë, për sa i përket personalitetit të tyre. /Quartz/SCAN