Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka publikuar këngën e saj më të fundit “Last Hurrah”, e cila është e mbushur me skena provokative dhe seksi.
Mirëpo, publikimi i kësaj kënge i ka prishur shumë punë këngëtares në marrëdhënien e saj me të atin.
Ajo përmes një postimi në Twitter ka zbuluar publikisht se babai i saj nuk i flet më me gojë që kur ka parë videon.
“Babai im ende vazhdon të mos më flasë pasi pa këngën time ‘Last Hurrah”- shkruan Bebe.
Publikoi klipin me skena të nxehta! Bebe Rexhës nuk i flet më me gojë babai
Si duket çështja është mjaft delikate, megjithatë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim një reagim të dytë të këngëtares lidhur me marrëdhënien me të atin.