Horoskopi Puna, shëndeti, dashuria: Si do të jetë horoskopi i 2019-ës sipas Paolo...

Puna, shëndeti, dashuria: Si do të jetë horoskopi i 2019-ës sipas Paolo Fox

Dashi

Nëse jeni në kërkim të një partneri/eje, duhet të udhëtoni ose të dilni nga rrethi shoqëror i zakonshëm. 14 tetori do të jetë një ditë e veçantë për ju. Muajt më të favorshëm për punë janë prilli dhe maji, kohë kur do të lidhni kontrata me rëndësi. Në mars dhe korrik do të kaloni vështirësi nga ana shëndetësore, sidomos në dietën që mbani.

Demi

Viti 2019 do të jetë viti kur të lindurit e shenjës së Demit do t’i caktojnë vetes një synim të rëndësishëm dhe shumë personal. Për sa u përket ndjenjave, këtë vit do të jenë të favorizuara lidhjet e pazakonta, të personave nga vende dhe me kombësi të ndryshme. Gushti dhe shtatori do të jenë më të bukurit në fushën e ndjenjave, ndërsa maji është muaji i ndryshimeve.

Binjakët

Binjakët drejtohen nga Venusi dhe këtë vit do t’i përqendrojnë të gjitha energjitë në kërkim të një vendi pune apo të një ndryshimi në interes profesional. Venusi do të ushtrojë ndikimin e tij edhe në marrëdhëniet e intime. Në shtator mundësitë për personat e vetmuar janë më të mëdha.

Gaforrja

Mos harroni se nuk ju leverdis të rrini duke gjykuar veten e duke gjetur të metat tuaja. Periudha maj-korrik mund të shënojë një ndryshim në sferën e ndjenjave. Do të kuptoni se disa njerëz që keni pranë s’ju bëjnë mirë dhe do të ndryshoni drejtim. Gushti dhe shtatori janë të favorshëm për takime dhe mundësi të reja.

Luani

Të gjitha zhvillimet në jetën tuaj personale ndodhin gjatë periudhës fundqershori e deri në fillim të tetorit. Gjatë janarit dhe shkurtit do të njihni njerëz të rinj, të cilët do të kenë ndikim të madh në jetën tuaj personale. Pjesa e dytë e vitit është më e mirë se e para.

Virgjëresha

2019 ka të gjitha elementet për të qenë një vit i veçantë, si në aspektin e rritjes personale, por edhe për marrëdhëniet. Në aspektin e ndjenjave parashikohen shumë surpriza dhe të papritura. Priten ndryshime.

Peshorja

Fundviti do të jetë më shpërblyes në aspektin financiar. Në janar do të njiheni me njerëz të rinj dhe do të kuptoni se nga këto miqësi do të përfitoni shumë. Në fund të tetorit e deri në fund të nëntorit është periudha më e favorshme për ndjenjat. Një vendim me rëndësi i marrë në fillim të marsit do të shënojë shumë ndryshime.

Akrepi

Akrepat gjatë 2019-s do të përqendrohen te sipërmarrjet e reja. Planetët janë të gjithë me ju këtë vit, prandaj mund të bëni të gjitha përpjekjet që i keni parë si të pamundura.

Shigjetari

Do të ndiheni sikur fati ju ka braktisur deri në maj dhe s’po bëni dot përpara, por ndoshta nuk keni pse të bëni më përpara pasi ndiheni rehat aty ku jeni. Sa më shpejt ta kuptoni këtë gjë, aq më lehtë do ta kaloni këtë periudhë. Fusha e ndjenjave duket se është më e favorizuar, pasi Venusi do të qëndrojë gjatë në shenjën tuaj.

Bricjapi

Bricjapët do ta nisin vitin me disa pasiguri, për shkak të një vendimi që nuk e keni marrë dot gjatë dhjetorit të vitit 2018. Në mars do të futeni në një periudhë reflektimi. Saturni ndikon në marrëdhëniet dhe fushën e ndjenjave që prej qershorit të vitit 2018. Gushti dhe shtatori do të shënojnë një periudhë të mbushur me harmoni.

Ujori

Në shenjën tuaj do të jetë vetëm planeti i Neptunit këtë vit, i cili do të ndikojë më shumë tek personat që kanë lindur mes datave 1-7 shkurt. Periudha qershor-tetor është vendimtare për krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme.

Peshqit

Gjatë vitit 2019 do të ndodhin shumë ngjarje të pazakonta për të lindurit në këtë shenjë. Nëse flasim për fushën e ndjenjave, ky do të jetë viti më emocionues, gjatë të cilit do të zini miq të rinj për kokë. Do të kuptoni më në fund se marrëdhëniet e së shkuarës i përkasin pikërisht asaj periudhe dhe ju duhet të ecni përpara.