Politika Zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Ka nisur për herë të parë mbledhja e institucionit të ri të drejtësisë, atij të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mbledhja fillimisht u drejtua nga juristja më e vjetër, Nurihan Seiti.

Në nisje të mbledhjes u hodh votimi nëse mbledhja të zhvillohej me dyer të hapura apo të mbyllura.

Dy kandidatët e vetë shpallur për kryetar Genti Ibrahimi dhe Nurihan Seiti prezantuan veten e tyre, duke kërkuar votën e kolegeve.

Në përfundim me 7 vota pro, Gent Ibrahimi u zgjodh kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Nënkryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjidhet Alfred Balla u zgjodh me 6 vota.