Policia ka arrestuar administratorin e fasonerisë në Fushë Thumanë të Krujës pas aksidentit me vdekje që ndodhi një ditë më parë, ku një punonjës humbi jetën.
Në pranga ka rënë administratori F.K. 48 vjeç.
Në fasonerinë e administruar prej tij, humbi jetën punonjësi T.D. 33 vjeç pasi duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë.