Aktualitet Fredi Beleri bie sërish në Apel, GJKKO e shpall të ligjshëm arrestimin

Fredi Beleri bie sërish në Apel, GJKKO e shpall të ligjshëm arrestimin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar ankimin e bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, në lidhje me ligjshmërinë e arrestimit të tij.

Përmes avokatëve, Beleri, kundërshtoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë, që e deklaroi të ligjshëm arrestimin e tij.

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi një kërkesë të Belerit për zëvendësim të masës “arrest në burg”.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës qëndron në qeli prej 12 majit, kur u arrestua si i dyshuar për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.