Një modele e famshme serbe, e njohur si “Kokaina”, është arrestuar nga policia për trafik droge dhe armësh zjarri. Policia i gjeti në makinë modeles bukuroshe Marijana Mirjanic, e cila njihet nga fansat për fotot e shumta provokuese në Instagram, 20 kg marijuanë, një sasi heroine dhe 5 pistoleta,
31-vjeçarja Mirjaniç, e cila është dhe nënë, do të qëndrojë prapa hekurave për 48 orë, përpara se të dalë përpara Gjykatës në Novi Sad.
“Mariana mendohet të jetë korriere e drogës dhe armëve. Ne po hetojmë nëse ajo është e përfshirë në një organizatë kriminale apo është përdorur nga të tjerë pa dijeninë e saj”, deklaroi një zëdhënëse e policisë, pas interesit të publikut.
Armët që u gjetën në makinën që drejtohej nga modelja gjithashtu u dërguan për një analizë të hollësishme për të parë nëse ato janë përdorur në një ngjarje të mëparshme kriminale apo kishin destinacion tregun e zi.