Bota Frika nga koronavirusi/ E morën për kinez, italianët “flakin” nga autobusi filipinasin

Frika nga koronavirusi/ E morën për kinez, italianët “flakin” nga autobusi filipinasin

Paniku nga koronavirusi sjell ngjarje të çuditshme dhe të dhunshme në vende të ndryshme të botës.

Rasti i fundit i raportuar në mediat italiane ka ndodhur në Kaljari.

Një shtetas filipinas është ngatërruar për kinez dhe është ofenduar e dhunuar derisa e kanë detyruar të zbresë nga autobusi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të enjtes. 31-vjeçari filipinas punonte si kamarier dhe pasi la punën në orët e vota u fut në autobus.

Mirëpo tre të rinj italianë e kanë marrë për kinez dhe e kanë akuzuar fillimisht se ai po iu sillte koronavirusin dhe më pas e kanë goditur duke e zbritur nga autobusi.

I riu emigrant ekonomik në Itali bëri denoncim në polici dhe duhet të qëndrojë 30 ditë në spital nga traumat që ka pësuar.