Extra Pushime mbi pemë, risia në Belgjikë për turizëm brenda kufijve

Pushime mbi pemë, risia në Belgjikë për turizëm brenda kufijve

Të kushtëzuar nga përhapja e koronavirusit shumë ide të reja kanë lindur sesi mund të kalohen këto pushime verore pa kaluar kufijtë.

Dhe për qytetarët në Belgjikë është ofruar një zgjedhje shumë interesante, të pushosh në një tendë të ndërtuar sipër pemës.

Një eksperiencë e re për të gjithë ata që kanë mundësi ta përjetojnë.

Këto tenda janë ide e artistit holandez Dre Vapenaar, të cilësuara më shumë si instalacione arti se tenda të prodhuara për tregti.

Kreu i zyrës së turizmi në qytetin lindor të Borgloon, ku janë vendosur katër tenda përgjatë një fushe me pemë e lule, tha se prenotimet ishin të shpejta.

Sipas tij, gjasat janë që njerëzit të kenë nxituar t’i prenotojnë për shkak të udhëzimeve të qeverisë për të favorizuar pushimet në Belgjikë e jo në një shtet të huaj.

Vizitorët shprehen se janë shumë të rehatshme. Një natë në këto tenda kushton 70 euro e mund të flenë dy persona, dhe brenda kanë edhe tualet.

Këto tenda janë projektuar në vitet 1990 për të mbështetur aktivistët e mjedisit që kërkuan të ndalonin prerjen e pemëve.

Tenda të tilla janë ekspozuar në New York dhe në të gjithë Evropën.