Extra Puthje dhe gjeste romantike, çiftet që na vodhën zemrën në tapetin e...

Puthje dhe gjeste romantike, çiftet që na vodhën zemrën në tapetin e kuq të “Golden Globes”

Disa persona që janë të fiksuar pas filmave, me siguri që ia kushtuan mbrëmjen e së dielës ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes”. Por shumica prej nesh e pranojmë që jemi të fiksuar pas të famshmëve dhe këto çifte nuk do t’ju zhgënjejnë.

Ja çiftet që na bënë për vete në tapetin e kuq:

1- Aktori Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk bënë një nga paraqitjet e rralla së bashku, të kapur për dore në tapetin e kuq.

2- Idris Elba dhe e fejuara Sabrina Dhowre treguan dashurinë për njëri-tjetrin, veçanërisht me puthjen e saj në faqe.

3- Supermodelja Heidi Klum dhe i fejuari Tom Kaulitz u bënë pak më pasionantë…

4- Gina Rodriguez dhe i fejuari Joe LoCicero me siguri u argëtuan shumë në tapetin e kuq.

5- Alison Brie dhe bashkëshorti Dave Franco nuk u puthën, por ai e ndihmoi që t’i rregullonte fustanin për fotot.

Burimi: Cosmopolitan