Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shoqërua në protestën e djeshme nga bashkëshortja dhe 2 vajzat e tij.
Në selinë e PD-së, mbërriti Aurela Basha e shoqëruar me vajzat për t’iu bashkuar më pas protestuesve në sheshin kryesor përpara Kryeministrisë.
Opozita zhvilloi dje protestën e 9-të kombëtare në përpjekje për të ndaluar zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.