Bota Putin-Erdoganit: Lufta mbaron vetëm nëse Ukraina dorëzohet dhe pranon kushtet tona

Putin-Erdoganit: Lufta mbaron vetëm nëse Ukraina dorëzohet dhe pranon kushtet tona

Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se konflikti do të përfundojë vetëm nëse Ukraina dorëzohet dhe kërkesat e Rusisë plotësohen. Kështu thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini këtë të dielë, ndërsa luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 11-të.

Deklarata e Presidentit rus është bërë gjatë një bisede mes tij dhe homologut turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Putin informoi Erdoganin se operacioni po shkonte sipas planit dhe parashikimeve dhe shpresonte që negociatorët e Ukrainës të kishin një sjellje më konstruktive, duke marrë parasysh atë që po ndodhte në terren, tha Kremlini.

Sipas kushteve të Rusisë, kjo do të thotë dorëzim i Ukrainës dhe heqja dorë nga ambicia e saj për t’iu bashkuar NATO-s.

Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se Putin tha se çdo përpjekje për të tërhequr procesin e negociatave do të dështojë.