Aktualitet Çfarë janë zonat e ndalim-fluturimit dhe pse NATO nuk po vepron?

Çfarë janë zonat e ndalim-fluturimit dhe pse NATO nuk po vepron?

“Ukrainasit po luten dëshpërimisht që Perëndimi t’ua mbrojë qiejt. Pse nuk bini dakord të vendosni në fuqi urdhrin e ndalim-fluturimit?”

Këto ishin thirrjet e një gruaje ukrainase kundrejt kryeministrit britanik Boris Johnson gjatë një konference për shtyp javën e shkuar.

Presidenti ukrainas ka vazhduar thirrjet e tij se bombardimet e Rusisë mbi zonat rezidenciale në Ukrainë si dhe numri i lartë i vdekjeve duhet të mjaftojnë që perëndimi të zgjohet dhe të lëshojë urdhrin e ndalim-fluturimit. Por, probabiliteti që kjo të ndodhë duket i zymtë.

Por çfarë janë zonat e ndalim-fluturimit?

Ditën e premte, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje shteteve perëndimore dhe Europës që t’u kërkojnë liderëve të tyre të ndryshojnë trajektoren pasi bombardimet e vazhdueshme mbi centralin bërthamor në Ukrainë, kërcënojnë të ardhmen e të gjithë kontinentit.

“Qiejt e Ukrainës duhen mbyllur menjëherë,” – tha Zelenskyy, “Dilni në rrugë dhe bërtisni se doni të jetoni – të jetoni në një planet pa kontaminim radioaktiv. Radioaktiviteti nuk i dallon kufijtë e Rusisë.”

Një zonë e ndalim-fluturimit është çdo rajon në hapësirën ajrore të të cilit është e ndaluar të fluturohet.

Ky lloj urdhri mund të përdoret për të mbrojtur zona vulnerabël siç janë rezidencat mbretërore apo edhe për të akomoduar evente sportive apo të tjera grumbullime të mëdha.

Në kontekstin ushtarak, një zonë ndalim-fluturimi është e konceptuar për të ndaluar të gjithë mjete ajrore të hyjnë në qiejt e një vendi të caktuar, në përgjithësi për të parandaluar sulmet ajrore apo survejimet me anë të dronëve dhe pajisjeve të tjera të këtij lloji.

Shumë analistë ushtarakë, thonë se nuk ka asnjë shans që SHBA, Britania dhe  aleatët e tyre evropianë të vendosin ndalim-fluturimin pasi kjo do të ishte një lëvizje e sigurt që do ta çonte të gjithë botën drejt një lufte shkatërruese.

Një urdhër për ‘ndalim-fluturim’ do të ndalonte të gjithë mjetet ajrore të fluturonin mbi Ukrainën.

Vendet perëndimore i kanë ndërmarrë të tilla masa në pjesë të Irakut gjatë Luftës së Gjirit Persik në 1991, gjatë luftës civile në Bosnje Hercegovinë në 1993-95 si dhe gjatë luftës civile në Libi në vitin 2011.

Si do të instalohej një urdhër i tillë?

Ky lloj urdhri hynë në fuqi vetëm me metoda ushtarake siç janë mbikëqyrja dhe survejimi i qiejve, sulmet parandaluese kundër sistemeve mbrojtëse si dhe shënjestrimi dhe rrëzimi i avionëve që mundohen të hyjnë në zonat e ndaluara.

Zona e ndalim-fluturimit mbi Ukrainën do të detyronte forcat ushtarake perëndimore – sidomos ato të NATO-s – që të përfshiheshin në një konfrontim direkt me avionët ushtarakë rusë të cilët do të pikaseshin në qiejt e Ukrainës.

Kjo do të përfshinte edhe shënjestrimin, bombardimin dhe rrëzimin e këtyre avionëve nëse do të ishte nevoja.

Çfarë do të arrinte një urdhër ndalim-fluturimi?

Autoritetet ukrainase së bashku me qytetarët ukrainas fshihen çdo natë në streha nën tokë për t’u mbrojtur nga bombardimet – urdhri i ndalim-fluturimit do të mbronte civilët si edhe centralet bërthamorë nga bombardimet ajrore ruse.

Sidoqoftë, ka shumë analistë që thonë se forcat tokësore ruse po shkaktojnë shumë më tepër dëme se sa ato ajrore.

Ajo që ukrainasit po kërkojnë është një ndërhyrje më e avancuar e forcave perëndimore, e ngjashme me atë të vitit 2011 në Libi, kur forcat e NATO-s ndërmorën një sulm ndaj pozicioneve strategjike të qeverisë së atëhershme, por sipas studiuesit të Institutit të Londrës, Justin Bronk, “kjo nuk ka shumë probabilitet të ndodhi, kur kundërshtari është Rusia”.

Përse NATO nuk do ta ndërmarrë këtë hap në Ukrainë?

Përgjigja më e thjesht është se kjo do të kërcënonte një konflikt të drejtpërdrejt ushtarak mes Rusisë dhe Perëndimit – i cili do të kthente Europën në një fushëbeteje mes dy superfuqive nukleare.

Kjo lloj lëvizjeje do të detyronte pilotët e NATO-s të shënjestronin drejt për së drejti avionët rusë.

Nëse forcat e NATO-s përfshihen në një konflikt direkt me avionët rusë, kjo do t’i përshkallëzonte gjërat në mënyrë të menjëhershme.

“Nuk mjafton ta japësh urdhrin e ‘ndalim fluturimit’ –  duhet ta zbatosh atë,” – u shpreh gjenerali i forcave ajrore amerikane, Philip Breedlove.

Në vazhdimi krye-majori amerikan tha se edhe pse ai e mbështet këtë urdhër në mbështetje të Ukrainës, ky është një vendim tepër serioz që duhet menduar mirë.

Por kjo nuk është e gjitha.

Për ta nisur këtë lloj misioni, NATO-s do t’i duhej të dërgonte autobote me naftë dhe avionë që do të kryenin survejimin elektronik nga ajri.

Kjo do ta detyronte forcat e NATO-s të hynin zyrtarisht në territoret ukrainase duke kërcënuar kështu përhapjen e luftës në shumë territore evropiane përtej kufijve ukrainas.