Çmimet e gazit natyror në Europë u ulën pasditen e 6 tetorit, pasi presidenti rus, Vladimir Putin la të kuptohet se Moska po rrit furnizimet me gaz dhe është gati të stabilizojë tregun.
Kontrata për shpërndarjen e gazit në nëntor në platformën holandeze TFF u rrit për pak kohë në gati 2.000 dollarë për 1000 metra kub në orët e para të tregtimit.
Por, ajo vijojë të ulet në nën 1.400 dollarë për 1000 metra kub pas fjalimit të Putin.
Shefi i Kremlinit fajësoi Europën se ka reduktuar pjesën e marrëveshjeve afatgjata në tregtinë e gazit natyror.
“Praktika e partnerëve tanë europianë e ka konfirmuar edhe një herë se ata bënë gabime. Ne biseduam me formacionin e mëparshëm të Komisionit Evropian dhe i gjithë aktiviteti i tij kishte për qëllim heqjen graduale të të ashtuquajturave kontrata afatgjata. Ai kishte për qëllim kalimin në tregtinë e gazit të brendshme dhe siç është bërë e qartë kjo praktikë është një gabim”, u shpreh Putin.
Çmimet e gazit janë rritur pas rritjes së kërkesës, veçanërisht nga Azia, si dhe niveleve të ulëta të magazinimit.
Grupi rus i gazit Gazprom ka rezistuar prej kohësh të lëvizë drejt tregtisë në Europë duke preferuar marrëveshje afatgjata, të cilat ndonjëherë zgjasin rreth 25 vjet.
Më herët zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia nuk ka pasur asnjë rol në rritjen e çmimeve të gazit në Europë.
Peskov tha se Moska ishte gati të diskutonte kontrata të reja afatgjata për shitjen e gazit për konsumatorët evropianë dhe se Gazprom po përmbushte të gjitha detyrimet e saj.
Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak nenvoiozi se certifikimi i gazsjellësit Nord Stream 2, mund të stabilizojë çmimet e larta europiane të gazit.