Kryesore 12 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

12 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

12 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa janë identifikuar edhe 533 infektime të reja me virusin.

Rastet e reja pozitive kanë dalë nga 3956 testime të kryera.

Viktimat- Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 12 qytetarë: 6 qytetarë nga Tirana të moshave 69-88 vjeç, 1 qytetare nga Kruja 64 vjeçe, 1 qytetar nga Vlora 66 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç, 1 qytetare nga Gjirokastra 74 vjeçe, 1 qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe 1 qytetar nga Shkodra 79 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,018 që nga fillimi i pandemisë.

Në vend janë aktualisht 7959 pacientë aktivë me COVID-19. 167 pacientë janë të shtruar në spitalet COVID, 21 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, ndërsa muaji tetor është muaj i hapur vaksinimi për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.