Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Moska do të këmbëngulë që pagesat për gazin rus nga “vendet jo miqësore” të bëhen në rubla.
Ai i ka dhënë bankës qendrore ruse një javë kohë, për të gjetur një mënyrë për t’i ndryshuar këto pagesa.
Sipas asaj që shkruan BBC, Putin thotë se ndryshimi do të prekë vetëm pagesat dhe se furnizimi me gaz do të vijojë në përputhje me kontratat ekzistuese. Nuk është e qartë se si do të ndikojë ky vendim.
Putin thotë se ngrirja e aseteve ruse nga vendet perëndimore ka shkatërruar besimin dhe se ekonomia e vendit të tij është goditur rëndë nga sanksionet.