Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi edhe nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, me rastin e 28 nëntorit.
Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka publikuar mesazhin e urimit, në të cilin thuhet:
“Shkëlqesisë së tij, z. Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
I nderuar zoti President,
Merrni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.
Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbësore të popujve të vendeve tona, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.
Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati.
Me respekt,
Vladimir Putin