Bota Putin nënshkruan ligjin që nxjerr Rusinë nga traktati i kontrollit të armëve

Putin nënshkruan ligjin që nxjerr Rusinë nga traktati i kontrollit të armëve

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të hënën një ligj që zyrtarizon daljen e Rusisë nga traktati i kontrollit të armëve të “Qiejve të Hapur”, një pakt që lejon fluturime të mbikqyrjes së paarmatosur mbi vendet anëtare.

Rusia kishte shpresuar që Putini dhe Presidenti i SHBA-së, Joe Biden mund të diskutojnë mbi traktatin kur të takohen këtë muaj në një samit në Gjenevë.

Por, administrata e Biden informoi Moskën në maj se nuk do të hynte përsëri në pakt, pasi administrata Trump e la atë vitin e kaluar.

Kremlini tha të hënën se vendimi i SHBA për t’u tërhequr nga traktati kishte “prishur ndjeshëm ekuilibrin e interesave” midis anëtarëve të paktit dhe kishte detyruar Rusinë të dilte.

“Kjo shkaktoi dëme serioze në respektimin e traktatit dhe rëndësinë e tij në ndërtimin e besimit dhe transparencës, duke shkaktuar një kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë”,  tha qeveria e Kremlinit në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Moska kishte shpresuar që Biden të kthente vendimin e paraardhësit të tij për daljen nga ky traktat, por administrata e Biden nuk e ndryshoi teknikën, duke akuzuar Rusinë për shkeljen e paktit, diçka që Moska e mohoi.