Bota Putin: Si në Stalingrad, rrezikohemi nga tanket gjermane. Por lufta nuk mbaron...

Putin: Si në Stalingrad, rrezikohemi nga tanket gjermane. Por lufta nuk mbaron kështu, kemi diçka me të cilën iu përgjigjemi

Vladimir Putin në Volgograd

“Ashtu si në Stalingrad, jemi ende të kërcënuar nga nazizmi. Rusia është sërish e kërcënuar nga tanket gjermane (tanket Leopard të dhuruara Kievit). Janë fjalët e Vladimir Putin në Volgograd në ceremoninë përkujtimore për fitoren e sovjetikëve të betejës së Stalingradit.

Përsa i përket situatës së operacionit special siç e cilëson Rusia, shpjegoi: “Jemi të sigurtë për fitoren tonë” (në Ukrainë). Lidhur me armët perëndimore dërguar Kievit, Putin tha se ka “tentativa për të shtyrë Europën, përfshirë Gjermaninë në luftë me Rusinë”.

Ai shtoi se “ata që shtyjnë Gjermaninë drejt një luftë të re dhe presin që të fitojnë në fushën e betejës nuk e kuptojnë se lufta moderne me Rusinë është një tjetër gjë”.

“Një luftë kundër Rusisë sot nuk do të përfundonte me përdorimin e tankeve, sepse kemi diçka me të cilën mund t’iu përgjigjemi”, tha më tej presidenti rus Vladimir Putin, i cituar nga Interfax, duke folur në Volgograd, ish-Stalingradi.

Vladimir Putin në Volgograd
Vladimir Putin në Volgograd