Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar fillimin e vaksinimit në shkallë masive kundër Covid-19 në Rusi deri në fund të javës së ardhshme. Mjekët dhe mësuesit do jenë kategoritë që do e bëjnë të parët.
Industria e farmacisë ruse është gati për një vaksinim në shkallë të gjerë, pasi sasia e dozave të vaksinës pioniere anti-Covid, “Sputnik V”, të prodhuara tashmë do të arrijë në dy milionë në ditët në vijim, tha lideri rus në një telekonferencë të mërkurën.