Kush mendon se qëndrimi i Ivanovit kundër një qeverie të Zaevit me shqiptarët është një reagim emocional dhe thjesht shovinist, gabon ose nuk e kupton fare ç’po ndodh!
Realisht, njeriu i dërguar nga Gruevski në presidencë vetëm për “ditë të keqe” ka lëshuar një karem me helm që duket po jep rezultatet e para.
Ai synon të fusë sërish tek shqiptarëve helmin e përçarjes ddhe të nisë një luftë e brendshme që do ta rikthejë situatën nga fillimi.
Ç’po ndodh? Po fajësohet BESA dhe Edi Rama që arritën të takohen së bashku dhe të harmonizojnë e të flasin me një zë. Po pse qenka krim që shqiptarët të flasin në një zë?! Pse duhet të kompleksohen shqiptarët se Ivanov nuk e do qeverinë e Zaevit duke përdorur si alibi Platformën Shqiptare?
Kjo në fakt duhet të jetë një ogur i mire, pasi faktorizimi i shqiptarëve ka ardhur në një pikë vlimi ddhe kërkon menaxhimin e saj.
Por ç’po ndodh? Disa mbështetës të Ali Ahmetit që kërkuan qeveri e poste qyl si gjithë këto vite dhe kanë nisur mallkimin e BESA-s duke e quajtur si aleate të Turqisë e gjëra të tjera të ulëta që vetëm helmojnë dhe dëmtojnë shqiptarët.
Miku i ngushtë i Ali Ahmetit, Petrit Menaj ka akuzuar Lëvizjen BESA për tradhti dhe thikë pas shpine.
Por deputeti shqiptar i LSDM-së, gazetari
Muhamedi Zekiri bën thirrje për të lënë menjëherë përçarjet dhe sulmet e ndërsjellta.
“Të gjithë ata që tani pas fjalimit të Ivanovit tentojnë të hapin debat brenda partive shqiptare kush na qenka “fajtori” për platformën pse ajo qenka harmonizu në Tiranë është në shërbim të djallit, Ivanovit dhe Gruevskit!!!!”, ka shkruar Zekiri në rrjetet sociale.
Kurse intelektuali Milazim Krasniqi deklaron se thirrja për dhunë është duke u nxitur nga Gruevski, pasi sipas tij, humbja e pushtetit për ish-kryeministrin e Maqedonisë do të thotë shkuarje në burg.
Krasniqi thekson se situate është e thjeshtë dhe ska lidhje me politikë: “Gruevski është adresa e vetme e kësaj dhune, pasi nuk është duke e pranuar humbjen dhe si rrjedhojë është duke bërë thirrje që t’i mobilizojë maqedonasit me një paranojë anti-shqiptare.
“Gruevski ka ardhur në pushtet dhe ka mbajtur pushtetin me ideologjinë dhe taktikat anti -shqiptare, të njëjtat taktika po përpiqet t’i imponojë tash që e ka humbur pushtetin dhe po mundohet që t’i mobilizojë maqedonasit me një paranojë anti- shqiptare, se gjëja këta po humbasin sovranitetin dhe në fakt, incidentet dhe dhuna e fundit është produkt i thirrjeve të tij për dhunë anti shqiptare. Kështu që në këtë aspekt ai është me siguri adresa dhe fajtori kryesor për incidente dhe çdo gjë të dhunshme që mund të ndodhë në Maqedoni”.