Një person ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur tek Komuna e Parisit në një kryqëzim rrugor.
Personi që është qëlluar me armë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai është E.K, 26 vjeç dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
I plagosuri është qëlluar në këmbë.
Shkaqet janë të paqarta, teksa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore.
Sa u përket autorëve, nuk ka asnjë informacion.
Ata janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.