Kryesore Alfred Peza: Fevziu ka 10 milionë euro, Shkullaku me vilë 1 milion...

Alfred Peza: Fevziu ka 10 milionë euro, Shkullaku me vilë 1 milion euro…

“Përplasje” në “Opinion” këtë mbrëmje me akuza dhe kundërakuza, ku janë përmendur shifra të larta parash.

Gazetari Alfred Peza duke iu përgjigjur akuzave të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, mbi pasurinë e tij 1 milionë euroshe deklaroi shifra të çmendura për drejtuesin e emisionit “Opinion”.

Sipas zotit Peza, drejtuesi i emisionit “Opinion” ka pasuri 10 milionë euro.

Blendi Fevziu (me të qeshur): Sa, sa… Po ku i kam unë?!

Alfred Peza: Armand Shkullaku ka vilën 1 milion euro…

Armand Shkullaku: Jo, jo, 1 milion e 200 mijë euro…

Blendi Fevziu: Zoti Peza, fjala jote në vesh të perëndisë…

Alfred Peza, Shkullakut: Ti dole ekspert i çadrave

Armand Shkullaku: Por jo i lekëve. Unë i kam të deklaruara. Jo kur vjen prokuroria në shtëpi.

Alfred Peza: Dhe unë i kam të deklaruara, po jo pra Mandi, mos më akuzo. Te ai lapsi me majë të thyer je marrë me mua për tre vjet.

Armand Shkullaku: Unë jam gazetar politik…Ti nga gazetar në kandidat për politikë, kur më heq Rama nga politika vjen tek Fevziu dhe thua jam gazetar.