Fundi i pushimeve mund të na rezervojë një surprizë jo të këndshme: partneri ynë ka pasur një njohje të re.
Nuk i kemi kaluar pushimet së bashku dhe kur ritakohemi, zbulojmë se diçka nuk është në rregull me partnerin tonë. Pavarësisht se është munduar ta mohojë, e vërteta del në pah: ai ka pasur një njohje të re. Dhe në moment të tilla kemi ndjesinë se e gjithë bota jonë shembet. Duhet ta pranojmë se zbulimi i një tradhtie është i vështirë për të gjithë, por pavarësisht kësaj nuk duhet ta lejojmë veten të shkatërrohemi: ne duhet ta pranojmë situatën dhe të shohim se si të ecim përpara, me ose pa të.
Një pakt besimi që thyhet – Nuk mund të bëjmë asgjë, një marrëdhënie besimi ka dështuar. Zemërimi dhe zhgënjimi janë të justifikuar dhe fiziologjikë: është e kotë t’i mohosh. E në këtë rast ne i japim vetes ca kohë për ta kaluar një ndjesi të tillë dhe të përballemi me realitetin e ri. Në këtë fazë të parë, gabimi që duhet të shmanget është mohimi i ngjarjes që ka ndodhur dhe të veprojmë sikur çdo gjë është si më parë: kjo do të çojë vetëm në vuajtje të reja.
Si reagon truri ynë – Zbulimi i një tradhtie shkakton një seri reagimesh biokimike në trurin tonë: shkenca shpjegon se stresi i një zhgënjimi dashurie shkakton një nxitje në lëshimin e dopaminës, një neurotransmetues që rregullon prodhimin e adrenalinës. Këto substanca, të cilat trupi ynë i prodhon në situata të rrezikshme, janë mënyra në të cilën trupi përpiqet të “lëvizë” dhe të përgatitet për veprim.
Pse ndodhi – Kjo është pyetja më themelore, edhe pse marrja e një përgjigjeje nuk do të na bëjë më të qetë. Nëse marrëdhënia jonë tashmë “çalonte”, dhe zvarritej përmes grindjeve dhe keqkuptimeve, situata ka mbërritur, le të themi, një terminologji fiziologjike. Por, nëse nga ana tjetër bëhet fjalë për një gjendje momentale, nuk mund të themi se marrëdhënia ka përfunduar: varet nga ne nëse duam të vazhdojmë. Në çdo rast, gjëja e parë që duhet të bëjmë është të përballemi me situatën dhe të zhvillojmë një dialog serioz dhe konstruktiv. Ne kemi të drejtë të kërkojmë një shpjegim nga partneri/partnerja jonë: vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të vendosim nëse duam të vazhdojmë apo t’i japim fund njëherë e mirë marrëdhënies sonë.
Le të nisemi nga vetja – Në një moment të tillë kaq të ndërlikuar dhe të lodhshëm, ne kemi të drejtë të shqyrtojmë së pari atë që na nevojitet dhe që e dëshirojmë. Kemi nevojë për qetësi dhe të rrethohemi nga njerëzit më të dashur, në mënyrë që të kemi një krah për t’u mbështetur. Nuk duhet t’i mohojmë nevojat, ku një ndër ta është edhe “ndezja” e një zemërimi.
Aspekti shoqëror – Nëse jemi vërtet të zemëruar dhe, mbi të gjitha, nëse kemi vendosur ta shkëpusim marrëdhënien, të mos harrojmë aspektin shoqëror të marrëdhënies. Ne e shkëpusim miqësinë me të nëpër rrjetet sociale, por duhet të shmangim mbushjen e faqes tonë me postime ironike, një gjë e tillë nuk mund të bëhet me miqtë. Përveç që është një sjellje e pakëndshme dhe jo shumë e sjellshme, është një hakmarrje joefektive, nga e cila merret shumë pak kënaqësi. Më mirë të vazhdojmë përpara dhe t’u përkushtohemi miqve të vërtetë në vend të atyre virtualë.
Të ecësh përpara – Nëse kemi vendosur që historia jonë ka mbaruar, ne gjithashtu mund të bëjmë ndryshime, të cilat mund të ndikojnë për mirë në jetën tonë të re. Pas ndarjes, ne përpiqemi të ndryshojmë këndvështrimet tona: zgjedhim vende të ndryshme për të takuar miqtë tanë, shmangim rutinën e zakonshme që mund të na bëjë të rimendojmë shumë intensivisht dhimbjen e shkëputjes së marrëdhënies. Pra, le t’i kushtojmë vetes një kalim kohe të re. Përpiqemi të bëjmë diçka që të ndihemi mirë përsëri me veten, për shembull me një prerje flokësh ose një look të ri: me pak fjalë, përpiqemi t’i japim një ndryshim jetës sonë.