Mund të shkosh te flesh duke mos kontrolluar telefonin për asnjë moment? Kjo është sakrifica që mund të bëni nëse dëshironi të flini pa paguar në një hotel në Suedi. Hotel Bellora në Gothenburg, Suedi ofron dhoma për mysafirët të cilët do të qëndrojnë larg ekranit të telefonit të tyre.
Hoteli dëshiron të inkurajojë kohën cilësore të kaluar me të dashurit tuaj, në vend që të ndezësh një ekran celulari, tableti apo laptopi. Dhoma në Hotel Bellora përdor një sensor për të matur sa kohë shpenzoni në mediat sociale, të cilat më vonë do të përcaktojnë se sa do të paguani për dhomën. Sa më shumë që përdorni mediat sociale, aq më shumë do të paguani.
Hotel Bellora punoi së bashku me kompaninë suedeze të sigurimeve “Länsförsäkringar” për të krijuar konceptin e këtij sensori në formën e llambës dhe për të promovuar më tej konceptin inovativ.
“Llamba Skärmfri ishte një mënyrë për t’i ndihmuar të gjithë, por tani e kemi kthyer kohën e ekranit në një monedhë që shpërblen një mënyrë jetese të shëndetshme digjitale “, tha Lisa Höglund, drejtuese për komunikimet në Länsförsäkringar.
Udhëtarët mund të lidhin telefonat e tyre me “llambën e zgjuar” duke përdorur Wi-Fi të dhomës. Nëse kalon mbi 30 minuta në pajisjen tënde (aq sa rekomandojnë studimet), llamba shkëlqen në të kuqe. Kur ndizet e kuqja, do të thotë që të ftuarit do të duhet të paguajnë çmimin e plotë për dhomën. Por nëse nuk e përdorni fare telefonin tuaj, nuk do të paguani asgjë. A jeni edhe ju gati për sfidën?