Extra Qeni kthehet te pronarët 11 vjet pas zhdukjes

Qeni kthehet te pronarët 11 vjet pas zhdukjes

Një qen i cili u gjet fundjavën e kaluar në Gelderland, Hollandë, u është rikthyer pronarëve të tij 11 vjet pasi u zhduk.

Qeni Limo 3 vjeç kur ai u zhduk dhe policia tha se ekzistonte mundësia që të ishte vjedhur. Pronarët nuk qenë në gjendje ta gjenin atë gjatë gjithë këtyre viteve dhe nuk e dinin saktësisht se ku ishte.

Është interesante se ai u gjet rreth 30 kilometra nga vendi ku u zhduk 11 vjet më parë.

Veterinerët thanë që ai ishte në gjendje shumë të dobët dhe vuante nga disa sëmundje, pasi me siguri kishte endur rrugët vitet e fundit.

Qeni u vizitua nga një veteriner, ku më pas iu dorëzua pronarëve që nuk mund të besonin se ishin ribashkuar me kafshët e tyre pas kaq shumë vitesh ndarje, duke shtuar se takimi ishte shumë emocionues për ta.