Një qen i policisë gjermane gjeti një ngarkesë të madhe me hashash, pas një muri të rremë në një kamion frigoriferik në perëndim të vendit, diçka tepër e vështirë për një krijesë të tillë, njoftuan oficerët doganorë në qytetin Essen.
Ngarkesa me peshë 132 kilogramë dhe e vlerësuar nga policia për 1,2 milionë euro, u zbulua gjatë një kontrolli pranë fshatit Ladbergen midis qyteteve Osnabrueck dhe Muenster.
Qeni, i quajtur Reese, gjeti ngarkesën gjatë kontrollit të një kamioni me targa polake, në autostradë.
Gjatë shkarkimit të kamionit, oficerët doganorë gjetën hashashin në 37 pako.
Shoferi është arrestuar.