Duke dashur të pakësojnë mbetjet e panevojshme, Shqipëria ka ndaluar përdorimin e qeseve plastike në korrik të 2018. Edhe pse kjo qese është e ndaluar të prodhohet, të tregtohet apo të përdoret duhet ta pranojmë që ato gjenden kudo.
“Ligji që u vendos vjet nuk pati një periudhë parapërgatitorë për të përgatitur të gjithë sistemin, industrinë ose ato kompani që kishin investuar me makineritë e tyre për t’iu përgjigjur ligjit në mënyrë që të prodhonin në produkt sipas ligjit. Dhe çfarë ndodhi? vetëm një ose dy kompani mund të plotësonin parametrat që kërkonte ligji dhe kompanitë e tjera që kishin investuar me qindra mijë euro nuk iu përgjigjen dot. Për këtë arsye sot në treg në kemi dy lloje qesesh”,thotë Sokol Stafa.
Kjo qese plastike e cila kërkon nga 200 deri në 300 vjet të biodegradohet, na ndihmon të transportojmë lehtë ushqimet, e më pas e hedhin atë pa menduar për pasojat që i shkaktojmë organizmit tonë. Po kush janë disa nga rreziqet që sjell kjo qese?
” Që të dyja qeset janë problematike, nuk mund ta zerojmë problemin e kontaminimit, por në qeset të cilat përmbushin kriteret e ligjit në aspektin teknik dhe atë të specifikave toksinat që çlirohen janë shumë herë më pak se sa në jë qese e cila nuk ka kaluar nëpërmjet filtrave”, thotë ai.
Ligji kundra qeseve të rrezikshme plastikë në Shqipëri duket se ende nuk e ka dhënë efektin e tij, për këtë arsye ajri, toka, detet dhe ushqimi janë të kontaminuara nga mikroplastika.