Qeveria do të shpërndajë rreth 1 milion dollarë për komunitetet fetare në Shqipëri.
Në Këshillin e Ministrave është miratuar vendimi që përcakton masën dhe përfituesit për financim nga buxheti i shtetit të këtyre bashkësive.
Kështu, për Komunitetin Mysliman do të jepen rreth 300 mijë dollarë, për Kishën Ortodokse, atë Katolike dhe Kryegjyshatën e Bektashinjve rreth 220 mijë dollarë për secilën.
Paratë shkojnë kryesisht për mbulimin e një pjese të pagave të administratës së këtyre komuniteveve, duke përfshirë dhe punonjësit e institucioneve arsimore që kanë në varësi.