Një person i mbetur ende anonim përfitoi 114 milionë dollarë brenda një dite, dhe jo duke luajtur në kazino, por me një çek që mbante firmën e shtetit amerikan.
Komisioni i Sigurisë dhe Këmbimit të Kartmonedhave shpërbleu me 114 milionë dollarë këtë person, i cili në rolin e “bilbilfryrësit” ndihmoi qeverinë në një hetim tepër të rëndësishëm financiar. “Shpresoj që kjo shifër rekord të ndihmojë që edhe të tjerë të ofrojnë informacione për shkelje të ligjeve të sigurisë”, tha për CNN Business Jane Norberg, kreu i komisionit.
Shpërblimi i madh monetar është një paralajmërim edhe për korporatat amerikane. Në këtë rast, personi në fjalë paralajmëroi fillimisht kompaninë ku punonte por pasi nuk mori asnjë reagim, iu drejtua autoriteteve.
Shumë e dhënë tregon se veprimet e paligjshme që personi ka ndihmuar të zbulohen dhe ndëshkohen kanë qenë me vlerë jashtëzakonisht të mëdha parash. Vetëm në vitin e kaluar fiskal, që përfundoi në shtator, komisioni ka dhënë 175 milionë dollarë në shpërblime ndaj personave që ndihmojnë në hetimin e shkeljeve financiare.
Programi i “bilbilfryrësve” përdor shpërblime të majme financiare për të tërhequr punonjësit e kompanive që të tregojnë shkeljet që mund të zbulojnë në vendin e punës. Pa këto shpërblime, ata do të kishin heshtur. Shuma që jepet zakonisht varion nga 10 deri në 30% e gjobës që Komisioni i vendos kompanisë që ka kryer shkeljen.