Bota Qeveria e re: Miliarda euro për të modernizuar Rusinë

Qeveria e re: Miliarda euro për të modernizuar Rusinë

Qindra miliarda euro për ambicie titanike. Vladimir Putin filloi një program investimesh të papara, për të modernizuar një Rusi me një ekonomi anemike.

Kryeministri i ri rus Mikhaïl Michoustine, qeveria e të cilit u emërua dje, tha se dëshiron t’i përshpejtojë këto projekte kombëtare, të njoftuara në fillim të vitit 2018, por që deri më tani kanë patur një zbatim minimal.

Në total, këto investime prej 25,7 trilionë rubla, 375 miliardë euro, duhet që deri në vitin 2024, data e përfundimit të mandatit aktual të Putinit, të prekin pothuajse të gjithë sektorët: digjitalizimin, demografinë, ekologjinë, arsimin, infrastrukturën, kulturën dhe shëndetësinë.

Kremlini synon të përgjysmojë varfërinë deri në vitin 2024 dhe të arrijë një rritje vjetore prej rreth 4 % të PBB-së, një qëllim ambicioz ky, në një kohë kur Banka Botërore parashikon për Rusinë një rritje me 1,6-1,8 % në vitet 2020-2021.