Me vendim të Këshillit të Ministrave, trualli ku ndodhej godina e Teatrit Kombëtar, i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës.
Në vendimin e botuar në faqen e Kryeministrisë thuhet se Bashkisë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.
Vendimi i parë i Këshillit të Ministrave u cilësua si antikushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese, pasi “nuk ishte marrë në konsideratë paraprakisht vendimi i Këshillit Bashkiak, duke shkelur parimin e decentralizimin dhe qeverisjes vendore”.