Paga minimale në shkallë vendi do të jetë 26 mijë lekë të rinj. Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar pragun e ri të pagës minimale në vend, duke e rritur atë me rreth 4 mijë lekë të rinj.
Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
Qeveria ka vendosur gjithashtu që një orë punë do të paguhet minimalisht me rreth 150 lekë të rinj.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.