Mjeku Edvin Prifti ka hedhur tezën se radioaktiviteti ndikon në dobësimin e Sars- Cov2.
Në një postim në Facebook, Prifti shkruan se Evropa Lindore përfshirë Shqipërinë, Hiroshima në Japoni që janë prekur nga shpërthime radioaktive janë më pak të prekura se pjesa tjetër e botës.
Nga ana tjetër ai përmend dhe rastet e Kazakistanit apo Polinezinë Franceze që janë vende me poligone atomike dhe që kanë shumë pak raste dhe vdekje.
STATUSI I EDVIN PRIFTIT
Çfarë rusët dinë dhe ne jo? A mundet qe zjarri i pyjeve ne Chernobyl i pese diteve me pare te jete rastesor? Radioaktiviteti eshte rritur 16 here me shume pas djegjes se ketyre pyjeve. Mos valle eshte nje menyre mbrojtese e aplikuar nga autoritetet perkatese? Si ka mundesi qe Ukraina, Bjellorusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe ne pergjitjesi e giithe Evropa Lindore perfshire dhe ne, vende te cilat u preken realisht nga radioaktiviteti i Chernobyl jane me pak te prekura nga Sarscov2, dhe vdekshmeria me e ulet? Qe radioaktiviteti inaktivizon viruset kjo dihet tashme.
Mbase vepron edhe tek sarscov2? Mos marrja e masave nga ana e Bjellorusise ka te beje me nje vendim prej te marri nga ana e presidentit te atij vendi apo ka nje shkak real pasi radioaktiviteti nga Chernobyl vazhdon te jete aktiv per dhjetra vjet pas shperthimit? Mos valle i njejti skenar ka ndodhur edhe ne Japoni pas shperthimit te reaktorit ne Fukushima? Mbase teoria e radioaktivitetit qe e inaktivizon sarscov2 ne gjendje te lire eshte me probabel se teorite e tjera?!
Radioaktiviteti eshte treguar vdekjeprures aq edhe sherues dhe sherbyes ndaj njerezimit. Ky eshte thjesht nje deduksion personal qe koha do tregoje nese eshte thjesht i tille apo i vertete?! Ose mbase vete radioaktiviteti shkakton mutacione duke sjelle nje forme me te dobet te virusit? Kjo duhet vleresuar!
Shikoni ju lutem Kazakistani vendi i poligoneve atomike se cfare vdekshmerie ka? Polinezia franceze poligoni atomik i France- 0 vdekje. Mbase jane rastesi, por dikushi duhet ti studioje?!