Pjesa e punësimit joformal në Ballkanin Perëndimor varion nga 18 në 33%
Sarajevë – “Pjesa e punësimit joformal në rajon varion nga 18,1% në Republikën e Maqedonisë Veriore deri në 33% në Malin e Zi,” tha Nand Shani, Udhëheqësi i Ekipit të Punësimit Rajonal të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Trajtimi i këtij fenomeni të gjerë ishte tema kryesore e konferencave, të organizuara në të gjithë rajonin.
Ekzistenca e ekonomisë informale dhe punësimit është identifikuar nga Komisioni Evropian (KE) dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare dhe lokale (OECD, ILO, etj.) si një nga barrierat kryesore për të mundësuar rritjen ekonomike në rajon. RCC ka prodhuar raporte te detajuara për secilën nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor https://www.esap.online/pages/11/informal- që shqyrtojnë shkaqet e punës së padeklaruar, kuadrin institucional dhe qasjet aktuale të politikave, të plotësuara nga një listë të rekomandimeve kyçe.
“Punësimi joformal në Ballkanin Perëndimor po trajtohet vetëm pjesërisht, kryesisht përmes zbatimit te ligjit dhe korrigjimeve. Ajo që ka nevojë rajoni është një, qasje holistike”, tha Nand Shani.
Në përgjithësi, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor deri më tani kanë adoptuar një qasje të zbatimit të detyrueshëm me theks më të ulët në nxitjet e regjistrimit vullnetar. Transformimi i suksesshëm dhe efektiv i punës së padeklaruar në punën e deklaruar nënkupton bashkimin e nivelit të strategjisë dhe operacioneve në fushën e politikave të punës, taksave dhe ligjit të sigurimeve shoqërore dhe përfshirjen e partnerëve socialë.
Konferencat për trajtimin e punësimit joformal janë zhvilluar në Tiranë, Beograd, Sarajevë, Podgoricë dhe Prishtinë, ndërsa i fundit u mbajt në Shkup. Duke u bazuar në përvojën e BE-së dhe në dritën e rëndësisë së përafrimit të Ballkanit Perendimor me bashkëpunimin dhe praktikën e politikave të BE-së, ESAP ka për qëllim të mbështesë ekonomitë e rajonit në krijimin e një forumi te përbashkët që synon në mënyrë të veçantë shkëmbimin e ndërsjellë te mësimeve te nxjerra nga transformimi punës së padeklaruar në punë të deklaruar.
Platforma “Punësimi dhe Çështjet Sociale” (ESAP) është një projekt prej 3 milion Euro i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar bashkërisht nga RCC dhe ILO në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Ekipi i projektit është i vendosur në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.