Pandemia e COVID-19 ka dëmtuar rëndë bizneset në vend. Masat shtrënguese për të parandaluar koronavirusin, kanë bërë që shumë qytetarë të humbin vendet e punës.
Tashmë që kanë nisur masat lehtësuese, sërish bizneset ankohen për mungesë të xhiros, që sipas tyre vjen për shkak se qytetarët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.
Për të ironizuar situatën e rëndë ekonomike dhe mungesën e klientëve, një biznes në Tiranë ka zgjedhur të vendosë si klientë tre liderët politikë në vend në formë prej kartoni.
Presidenti, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha janë të ulur së bashku në një tavolinë, ku kamerieri u shërben birrë.