Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë takimit që Aureli dhe Alesio patën me Cristiano Ronaldon dhe Gigi Buffon.
Me legjendën e Italisë bëri disa batuta
“Unë jam një juventin i vjetër, por kjo është për një ditë tjetër”, i është drejtuar Rama portierit legjendar të Juventusit, i cili në anën tjetër zbulon atë që i kishte thënë një kuzhinier shqiptar në të shkuarën.
“E di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Koverçano (qendra e grumbullimit të kombëtares italiane). Më thoshte gjithmonë që në Shqipëri ka një fun club tifozësh të Juventusit dhe janë të çmendur”, shprehet Buffon gjatë bisedës.
Kryeministri e mbyll takimin me një batutë. “Juventusi është besim fetar në Shqipëri dhe ti je Papa”, i thotë kreu i qeverisë shqiptare portierit italian.