Kryesore Rama, batuta në ditën e parë të shkollës: Më gjeni në frigorifer,...

Rama, batuta në ditën e parë të shkollës: Më gjeni në frigorifer, në televizor po e po

Në ditën e parë të shkollës, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pas edhe batutat. Gjatë fjalës së tij nga shkolla “Servete Maçi” kryeministri tha se për ata që do i marrë malli për të, do ta gjejnë jo vetëm në televizor, por edhe në frigorifer.

Kreu i qeverisë foli për nxënësit më të mirë, që siç tha ai vijnë nga familjet e varfra.

“Ne ndër të tjera çdo vit marrim një numër nxënësish që mbarojnë shkollën e mesme dhe i çojmë në universitetin e teknologjisë në Stamboll me të cilin kemi një marrëveshje. Sipas vitit zgjedhim 10-15 nxënës pa ditur fare se kush janë dhe nga vijnë, por thjesht nga rezultatet.

Studenti më i mirë që u celebrua nga Universiteti ishte një vajzë shqiptare nga ky grup.

Shumica e atyre nxënësve që ne i zgjedhim thjesht duke u nisur nga pasqyra e rezultat vijnë nga familje të varfra. Disa prej tyre nga familje me ndihmë ekonomike, kjo tregon shumë. Siç tregon fakti se në shumë shtëpi në ato më të  paimagjinueshmet që unë kam vizituar, ku ka pasur raste që realisht mungonte çatia, si e tillë dhe uji futej brenda kur binte shi, fëmijë që mësonin me çadër brenda në shtëpi ishin me 10-ta.

Nga ata fëmijë pjesa më e madhe janë nxënësit më të mirë të shkollës. Kjo flet shumë, por unë s’po flas më shumë akoma se ndërkohë po ju mori malli më keni në frigorifer në vijim, së në televizor po e po”, tha Rama.

Kryeministri duke folur për trupën mësimore në shkolla, tha se janë më të mbrojtur se kurrë nga sulmet politike.

“Sot kemi një trupë mësimore të mbrojtur nga sulmet e jashtme të politikës nga kthetrat e interesave politike apo edhe nga imponimet e deri djeshme të korrupsionit dhe ryshfetit. Jo gjithçka është flori, ka edhe brenda gjithë këtij procesi elementë ende për tu adresuar. Ka raste që e gjitha shëmtohet nga shkelja e rregullave, nga tejkalimi i funksionit administrativ, nga marrëdhënie të paligjshme mes individësh, por mund ta them me plot gojën që nëse shohim sistemin e funksionimit të shkollës dhe statusin e sotëm të mësuesit nuk mund të bëjmë krahasim me situatën që kishim pak vite më parë”, theksoi shefi i qeverisë.