Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Instagram, ka ironizuar krizën e Partisë Demokratike.
Duke cituar autorin e madh Fjodor Dostojevki, Rama shkruan në rrjetin social: “Rrini të qetë! Në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni një garë kaq të ashpër për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri”.
Në datën 8 janar, Komisioni i Rithemelimit të PD do të organizojë një protestë që do të mbahet në selinë e PD-së.