Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin që iu bë homologut të tij në Kosovë, Albin Kurtit.
Rama shkruan në Twitter se marrëveshja në Bruksel për çështjen e targave mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme.
“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”, shkruan Rama në Twitter.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është qëlluar me qershi nga disa aktivistë të Partisë Social-Demokrate të Kosovës.
S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!
— Edi Rama (@ediramaal) November 24, 2022