Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht deri kur e vërteta ligjore të dalë.
Në statusin e tij, kryeministri Rama, thekson se askush nuk mund të hedhë hije dyshimi mbi të apo Partinë Socialiste, qoftë ky edhe i vëllai.
Statusi i Ramës
Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!
I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.
E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt! Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS!