Kryeministri Edi Rama ka postuar mbrëmjen e së hënës disa foto nga Dhërmiu, ku shkruan për ndryshimet që po pëson kjo zonë turistike si pasojë e programit të Rilindjes Urbane.
“Deri dje i zhytur në zymtinë e harresës, sot Dhërmiu i vjetër po rinis të shkëlqejë, falë programit tonë të Rilindjes Urbane dhe një pune prej milingonash, gur pas guri e tjegull pas tjegulle”, shkruan Rama bashkëngjitur fotove.