Kryeministri Edi Rama falenderoi me anë të një postimi në Facebook të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindjen e tij të 55.
Në rrjetin social, Rama shkruan: “Faleminderit pafund dhe ndjesë për pamundësinë që t’u përgjigjem një për një, urimeve tuaja të pafundme për 55 vitet e mia. “Tekefundit s’kanë rëndësi vitet e jetës tënde. Ka rëndësi jeta në vitet e tua”, thoshte Presidenti Lincoln”.