Kryeministri Edi Rama deklaroi sonte në “Tonight Ilva Tare” se nuk është penduar për prishjen e pallatit të Xhafer Isufit (vjehrrit të Lulzim Bashës) në Vlorë.
Madje kryeministri tha se do ta bënte këtë veprim një mijë herë.
“Do ta bëja 1 mijë herë po të kthehesha. Kemi bëre shpronësim të ligjshëm dhe ankuesit nuk kanë kontestuar shpronësimin por shifrën. Kanë qenë të pakënaqur me shifrën e përcaktuar nga qeveria për këtë kanë shkuar në gjyq”, tha Rama kur u pyet nga Ilva Tare nëse ishte bërë pishman për prishjen e pallatit.