Kryesore Rama, “fshesë” në diplomaci: Kemi bërë një pastrim që nuk mjafton

Rama, “fshesë” në diplomaci: Kemi bërë një pastrim që nuk mjafton

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me studentët, ku prezantoi portalin e transparencës universitare.

Portali më i ri “u-tranparenca.al” është një pikave të parashikuara në “Paktin për Universitetin” dhe do të shërbejë si një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në institucionet e arsimit të lartë.

Në fjalën e mbajtur, Rama deklaroi se studentët ekselentë do të rekrutohen në shërbimin diplomatit, pasi trupa ka nevojë për një pastrim të thellë nga nepotizmi dhe klientelizmi.

“Për pak ditë do të ketë një thirrje tjetër për studentët që kanë mbaruar me 9-ta dhe 10-ta në shërbimin diplomatit, në ristrukturimin për të goditur nepotizmin dhe klientelizimin e së shkuarës.

Kemi bërë një pastrim që nuk mjafton, pasi do të shkojmë më thellë.

Edhe aty thirrja do të jetë për më të mirët. Edhe diçka, doja të shtoja, bordet ndryshuan tërësisht, si reflektim i kërkesës së studentëve dhe që nuk u treguan në lartësinë e duhur në raport me përgjegjësinë”, tha kryeministri.