Damian Gjiknuri, që është bashkë-kryetar i reformës zgjedhore ka deklaruar se është gati që të largohet nga pozicioni nëse opozita do të rikthehet në komision. Por, kryeministri Rama u shpreh se nuk është këtu problemi.
“Nëse ai e ka thënë ka shprehur vullnetin e tij për t’i hapur rrugë një procesi ku mbase opozita do të kishte nevojë për këtë gjë dhe nuk është problem që të bëhet. Por mesa kuptoj unë nuk është se gjërat kanë mbetur aty” tha ai.
Një nga dy kushtet qe ka vene opozita për t’u ulur në tryezën e komisionit ishte largimi i Gjiknurit dhe zgjidhja e krizës politike.